Përgjatë këtij viti Imeri ka sjell një sërë projektesh të cilat në kanalin Youtube mblodhën miliona klikime.
Këtë e dëshmon edhe vetë artisti teksa publikon të arriturat e vitit 2018, sukseset e tij sipas platformës muzikore, Spotify.
Është dëgjuar mbi 10 milionë herë në Spotify, 565 mijë është numri i fansave që kanë muzikën e tij nga 65 shtete të ndryshme, dhe kanë shpenzuar mbi 443 mijë orë në këngët e Butrintit.
Këngëtari 22 vjeçar ka rrëmbyer zemrat e publikut, posaqërisht të femrave me stilin e veçantë muzikor.