Tetova sot zgjohet me numëra të ulët të të infektuarëve me Coovid 19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, 6 janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi.
Nga Spitali i Tetovës apeluan për kujdes maksimal për shkak të infektimeve të shumta nga kjo valë e re e katërt nga virusi vdekjeprurës.
Për TetovaSot nga Spitali konfirmuan edhe të dhënat e fundit rreth situatës me pandeminë në këtë qytet. Gjithsej në oksigjen janë 122 persona plus 3 në respirator prej tyre ka edhe të vaksinuar me një dozë që janë gjithsejt 12, të vaksinuar me dy doza janë 5 persona dhe 6 persona janë lëshuar nga spitali pas shërimit, ndërsa 228 janë të shtruar në spital në gjendje të lehtë.
Vlen të theksohet se Spitali i Tetovës është në gjendje gatishmërie dhe po merr gjithë masat e nevojshme në këtë përballje me virusin Covid 19.