Stabilizohet gjendja në Tetovë nga Covid-19, vetëm një i vdekur

Stabilizohet gjendja nga Covid 19 në Tetovë, vetëm një i vdekur në 24 orët e fundit konfirmuan autoritetet e Spitalit.

Marketing

Situata me virusin në Tetovë vazhdon të ketë rrënie ditëve të fundit, ndërkohë që mjekët vazhdojnë me apelet për respektim të masave dhe të vaksinohen masovikisht personat për mbrojtje më të mirë nga virusi.

Nga Spitali i Tetovës për Tetovasot thanë se janë gjithsejt të hospitalizuar 98 pacientë, 5 persona janë me nga një dozë të vaksinës ndërsa 6 me dy doza.

Pacientë me oksigjen janë 98 ndërsa me respirator asnjë pacient. Ambulantë ditore janë 93 pacientë, gjithsejt janë 191 pacientë. këto janë shifra dukshëm më të ulët se ditëve tjera.

Nga ana tjtëtt po rritet numri i qytetarëve që marrin vaksina dhe vazhdimishit bëhet apel edhe nga mjekët që sa më shumë që të vaksinohen qytetarët aq më shpejt do të ulim numrin e personave me Covid kështu mund të shpëtojmë edhe veten edhe të tjerët.

Marketing