Stabilizohet gjendja shëndetësore e Kryeministrit britanik

Lajme të mira vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, i shtruar prej dy netësh nën kujdes intensiv, pas infektimit me koronavirus, kryeministri Johnson po “i përgjigjet trajtimit mjekësor”.

Marketing

Një zëdhënës i shëndetësisë tha se kryeministri “mbetet klinikisht i qëndrueshëm dhe po i përgjigjet trajtimit” mjekësor.

Ai vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të ICU në Spitalin St Thomas, në Londër. Johnson ka kaluar tre netë në Spitalin e Shën Thomasit – dy prej të cilave kanë qenë nën një kujdes intensiv.

Zëdhënësi u tha gazetarëve të BBC gjithashtu se tanimë Johnson ndihet më mirë.

Kryeministri Johnson zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi më 27 Mars, ashtu si edhe sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, i cili tashmë është shëruar dhe është rikthyer në shtëpi!

Në një konferencë të përditshme nga Downing Street, Sekretari Dominic Raab tha se Kryeministri ishte me humor të mirë dhe po merrte frymë vetë pa një ventilator.

“Ai do të kthehet për të na udhëhequr për të tejkaluar këtë krizë. Ne e dimë saktësisht se çfarë dëshiron ai nga ne dhe pret nga ne tani. Unë mund të siguroj Kryeministrin dhe publikun që ekipi i tij nuk do të humbasë fokusin në këtë moment të rëndësishëm. Do fokusohemi që të mposhtim koronavirusin,”– tha Raab.

Kufizimet për koronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar do të rishikohen të hënën, por nuk do të qetësohen derisa kulmi i infeksioneve të ketë kaluar, tha ministri i shëndetësisë Edward Argar, të mërkurën. Ai u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve.