Stadiumi i ri tërësisht i mbuluar, FSHF-ja kujdeset edhe për vaditjen e… tifozëve

Shqipëria luajti dje kundër Francës, ndeshje që u humb me rezultatin 0-2. Në një atmosferë spektakolare, ku u inaugurua edhe stadiumi i ri, nuk munguan as incidentet. Para fillimit të takimit, u bë vaditja e fushës, ndërsa në cepin verior, në tribunën “Fatmir Frashëri” qëndronin tifozët kuqezi.

Marketing

Në momentin kur po bëhej vaditja e tapetit të ri, rrebeshi i sistemit vaditës kalon edhe nga ultrasit e kombëtares sonë. Fërshëllimet në shenjë proteste ishin prezente. Pas shumë vitesh, më në fund në Shqipëri ka një stadium tërësisht të mbuluar, por Federata Shqiptare e Futbollit “kujdeset” t’u kujtojë tifozëve kohët e “Qemal Stafës” kur bëheshin qull në shi.

Marketing