Stambolli dhe Ankaraja mbyllen për 48 orë

Turqia urdhëroi për banorët e 31 qyteteve, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre për 48 orë duke nisur nga e premtja në mesnatë, në kuadër të masave të reja shtrënguese për të luftuar kundër pandemisë.

Marketing

Ministria e Brendshme theksoi në një komunikatë se ky urdhër kufizues mbetet në fuqi deri të dielën në mesnatë (21:00 GMT) duke përfshirë këtu Stambollin, kryeqytetin ekonomik dhe kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu nënvizoi se kufizimi do të marrë fund të dielën në mesnatë.

“Nuk është e nevojshmë të frikësohemi”, theksoi ai.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca theksoi dje në një konferencë shtypi se pandemia kishte shkaktuar 1 006 të vdekur në Turqi dhe 4 747 raste të reja ishin diagnostikuar.

COVID-19 ka shkaktuar 98 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit.

Më shumë se 300 000 teste janë kryer në këtë vend me 83 milionë banorë, sipas statistikave zyrtare.