Stamenkovska akuzon për punësime masive në administratën publike

Zëvendësministrja plotësuese e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska-Stojanovska në një status në Fejsbuk reagoi për deklaratat e ministres së Financave, Nina Angellovska për uljen e pagave në administratën publike të dhënë gjatë një emisioni në televizionin Telma.

Marketing

Në reagimin, Stamenkovska-Stojanovska thekson se paralajmërohet ulje e pagave të të punësuarve në sektorin publik, ndërsa nga ana tjetër bëhen punësime të reja në institucione.

“Nuk do t’i ikë përgjegjësisë regjimi hibrid me institucione të robëruara. Edhe pse raportoj dhe denoncoj punësime të jashtëligjshme, institucionet të cilat duhet të bëjnë mbikëqyrje për zbatimin e ligjeve, nuk veprojnë, do të mbahet mend se si të gjitha institucionet shtetërore dhe publike keqpërdoren për fushatë parazgjedhore të LSDM-së, ndërsa me Ripërtëritjen e Maqedonisë institucionet do të çlirohen, secili keqpërdorim madje edhe i një denari nga buxheti i shtetit dhe i institucioneve, do të hetohet dhe për secilin veprim të jashtëligjshëm do të ketë përgjegjësi”, shkroi Stamenkovska-Stojanovska.

Theksoi se për mos evidencën e rregullshmërisë në një institucion për një person bëhet padi penale, ndërsa siç tha, për të punësuar për të cilët paguhen paga, edhe pse më nuk ekziston bazë për të cilën janë punësuar, nuk ka vërejtje dhe përgjegjësi penale.

Për këto gjendje, tha Stamenkovska-Stojanovska, do të njoftohet edhe Bashkimi Evropian.