“Stand Up Festival” kthehet për të tretin vit radhazi në Tetovë, duke sjellë një mbrëmje plot të qeshura, energji dhe humor. Këtë edicion, festivali vjen me një line-up të fuqishëm të artistëve më të dashur të stand up-it shqiptar: Avni Shkodra, Valina Muçolli, Kushtrim Qerimi, Shpend Ahmeti dhe Hasim Memishi Sopi.
Eventi do të mbahet më 17 maj 2025, në Pallatin e Tetovës, duke filluar nga ora 20:00. Me një kombinim të temave të përditshme, satirës politike, ndodhive komike personale dhe spontanitetit skenik, kjo natë do të jetë një festë e të qeshurës për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe më gjerë.
Përveç humorit të papërmbajtshëm, publiku do të kënaqet edhe me një performancë të veçantë muzikore nga Shpetim Mustafa & Band, që do të sjellin atmosferë të gjallë dhe argëtuese gjatë gjithë mbrëmjes.
Biletat mund të rezervohen duke kontaktuar në numrin zyrtar të festivalit: 070 374 791