Agjensia e kreditit “Standard & Poor’s” konfirmoi rejtingun kreditorë të vendit në BB- me parashikim stabil. Pritjet e tyre janë që ekonomia e Maqedonisë këtë vit të kthehet në rrugën e rritjes ekonomike dhe të kapërcejë tronditjet e shkaktuara nga kriza e Covid-19. Ata gjithashtu,theksojnë përpjekjet e qeverisë në drejtim të përforcimit të sistemit të financave publike, si Ligji i ri për Buxhetet, i cili parashikon reforma të mëdha në drejtim të planifikimit të buxhetit dhe kontrollit të realizimit.
Mbajtja e rejtingutkreditorë në kontinuitet megjithë efektet e kovid-krizës, ështëjashtëzakonisht e rëndësishme, sepse është sinjal pozitiv për investitorët në lidhje me situatën dhe tregues i qartë i besimit të tyre në politikat e ndjekura në vend.
Agjencia e kreditit tregon se pas rënies së ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit 2020, ekonomia po rimëkëmbej gradualisht deri në fund të vitit të kaluar. Ata konstatojnë se prodhimi industrial në dhjetor të vitit të kaluar arriti rezultat pozitiv për herë të parë që nga fillimi i krizës në shkurt 2020.
Në vitin 2021, ata përmendin rimëkëmbjen e aktivitetit të eksportit, konsumit publik dhe konsumit privat si nxitës të rritjes, ndërsa pritjet e tyre janë që këtë vit rritja të jetë 3.6%. S&P tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut është e integruar në zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht në industrinë e automobilave. Rimëkëmbja e industrisë së automobilave, si dhe ekonomitë e partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë si Gjermania, do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë gjithashtu.
Pritet gjithashtu konsumi i brendshëm të mbështesë rritjen. Sipas agjencisë kreditore, masat antikrizë të marra nga qeveria në vitin 2020 ndihmuan në ruajtjen e vendeve të punës dhe në të njëjtën kohë, veproi si një mbrojtës – lehtësues i ndikimit të krizës në ekonomi.
Agjencia thotë se pret investime të konsiderueshme të qeverisë në infrastrukturë në periudhën nga 2021 deri në 2024, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në transport, shëndetësi dhe arsim me investime prej 3.2 miliardë euro ose pothuajse 30% të BPV-së së parashikuar të vitit 2021. Ata gjithashtu, deklarojnë se Qeveria po ndërmerr aktivitete për të përmirësuar realizimin e investimeve kapitale.
Lidhur me deficitin buxhetor, Standard & Poor’s thotë se pritjet janë që ai të ulet në vitin 2021 në 4.9% dhe se sipas parashikimeve të qeverisë do të vazhdojë të ulet gradualisht çdo vit. Ata theksojnë angazhimin e qeverisë për forcimin e kornizës fiskale, duke përmendur Ligjin e ri të Buxhetit i cili parashikon futjen e rregullave fiskale dhe krijimin e Këshillit Fiskal.