Starton gara kibernetike XORCTF7E4, konkurrojnë 9 ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Zhvilluar për tu dhënë të gjithë të pasionuarve të fushës së sigurisë kibernetike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, gara Kibernetike XORCTF7E4 organizuar nga Komuniteti Kibernetik XOR filloi sot mes 9 ekipeve të cilat për 8 orë me radhë do të synojnë të rrëmbejnë tre çmimet e para.

Marketing

XORCTF7E4 qëndroi e hapur për regjistrimet deri më 30 Janar 2020, një garë e cila përqendrohet rreth disa sfidave për të identifikuar probleme sigurie në fushat e uebitforensikësprogramimitsteganografisë dhe boot2root.

Në këtë garë janë regjistruar 9 ekipe, tre nga Shqipëria, tre nga Kosova dhe një nga Maqedonia: Koronavirus, PepperclippBOB?nullFulcrumalert(1), ether_0Unknown Angels, BlackWidowVikings dhe 06.

Deri në këto moment gara udhëhiqet nga ekipi nga Kosova Fulcrum që ka arritur të grumbullojë 240 pikë në pesë katër sfida, programim, steganografi, forensics dhe Boot2Root.

Në vendin e dytë rënditet Koronavirus me 135 pikë të grumbulluara nga po të njëjtat sfida si Fulcrum. Sakaq vendi i tretë mbetet i kontestuar mes Pepperclipp dhe null të cilët kanë grumbulluar 120 pikë secili por që vendi i tretë zihet nga Pepperclipp duke qenë se kanë arritur të parët rezultatin.

Ju mund të ndiqni rezultatet edhe në kohë reale mes ekipeve duke vizituar uebsajtin e XOR.

Kjo garë e cila përmbyllet në orën 18:00 dhe që organizohet online dhe për garuesit Shqipfolës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të shpërblejë me çmime si 600 euro vendi i parë, 300 euro vendi i dytë dhe 100 euro vendi i tretë.

Fitues do të shpallet ai ekip i cili mbledh më shumë pikë gjatë 8 orëve të garës dhe në rast se dy ekipe grumbullojnë të njëjtën sasi pikësh, fitues do të jetë ai që ka arritur i pari.

Komuniteti virtual XOR është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin. /PCWorld Albanian