Statistika zyrtare: Mbi dy mijë banorë janë strehuar në hotele dhe 12 banesa janë shembur

Zyra e Menaxhimit të Dëmeve nga Tërmeti përmes një komunikate ka njoftuar se është bërë vlerësimi teknik të ndërtesave pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara. Ndërsa janë strehuar në struktura hoteliere banorë të Durrësit, Shëngjinit dhe Kavajës ka arritur në 2633, ndërkohë sipas zyrës së menaxhimit […]

Marketing

Zyra e Menaxhimit të Dëmeve nga Tërmeti përmes një komunikate ka njoftuar se është bërë vlerësimi teknik të ndërtesave pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara.

Ndërsa janë strehuar në struktura hoteliere banorë të Durrësit, Shëngjinit dhe Kavajës ka arritur në 2633, ndërkohë sipas zyrës së menaxhimit ndaj tërmetit, ka vijuar të marrin ndihmë mjekësore 29 persona, nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit, dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim.

Njoftimi i Zyrës së Menaxhimit nga Tërmeti:

E hënë, 2 dhjetor 2019, ora 08:00am: Sot është dita e gjashtë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë.

Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, pa pasur pretendimin që kjo pasqyrë të jetë shteruese, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.

Gjatë ditës së sotme:

U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;

Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;

Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës;

në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;

Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;

Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;

U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.

Në Tiranë pesë Qendrat Sociale vazhduan të ofrojnë strehim dhe ushqim për banorët e pastrehë për shkak të tërmetit.

Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjienike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.

Kjo përfshin bashkërendimin e ndihmave të ofruara nga shumë bashkëqytetarë, biznese, organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja (Itali, Greqi, Zvicër, etj.), vëllezër dhe motra nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga diaspora;

Në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, vazhdoi të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale pa ndërprerje, u përgatitën listat e fëmijëve dhe vazhduan përgatitjet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës;

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara;

Vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë./abcnews.al

Marketing