Statistikat: 25.775 persona kanë vdekur në vitin 2020-të, ja sa për qind prej tyre ndërruan jetë nga COVID-19

Në emisionin ‘360 shkallë’ është bërë e ditur nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) se viti 2020 regjistroi një rritje prej 26 për qind të vdekshmërisë  krahasuar me vitin 2019, shkruan Alsat.

Në 2020-në kanë vdekur 25.775 persona ndërsa në vitin 2019 numri i të vdekurve është 20.466.

Marketing

Duke u bazuar në të dhënat e ESSH-së, numri i vdekjeve të meshkujve është më i lartë – 13,914 ose 54 përqind. Numri i vdekjeve të foshnjave është 108 dhe pjesa e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.4% për 100 vdekje.

Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 71.6 vjet, gjegjësisht 75.3 vjet për femrat.

Sipas muajit të vdekjes, shumica e rasteve janë në nëntor (3,847), kur vala e dytë e pandemisë Covid-19 arriti kulmin në fillim të vitit 2020.

Sipas ESHS, Covid-19 është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në vitin 2020. Si në vitet e mëparshme, pjesa më e madhe kanë vdekur nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, në 41.6% të rasteve. Shkaku tjetër janë neoplazmat me 15.2%, pasuar nga vdekjet për shkak të Covid-19 – me 10.9%.
Te 5.8% e rastet shkaku i vdekjeve janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, ndërsa të vdekurit në të cilët shkaku i vdekjes janë sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike janë të pranishme te 5.3%, ndërsa te 3.7% e rasteve shkaku i vdekjes është sëmundjet e sistemit nervor. Shkaqe të tjera të vdekjes janë më pak të zakonshme.

Marketing