Statusi i grave saudite në Superkupën e Italisë, tërbohet Salvini: unë jo te “Mbreti Abdullah”!

epa06436322 Families arrive to attend Saudi league soccer match between Al Hilal and Al Ittihad at King Fahd Stadium in Riyadh, Saudi Arabia, 13 January 2018. Saudi Arabia for the first time allowed women to watch soccer games at sports stadiums. They will be segregated from the male-only crowd with designated seating in the so-called 'family section'. EPA-EFE/STR

Një pjesë e italianëve nuk po munden ta gëlltisin faktin se në shkallët e stadiumit ku do të luhet superkupa e tyre mes Juventusit e Milanit, gratë do jenë veçmas nga burrat – në kuptimin shoqëror, apo që do shoqërohen nga këta të fundit – në kuptimin, gjatë prezencës së tyre. Fjala është për përballjen e madhe të 16 janarit në stadiumin “Mbreti Abdullah” në Riad, ku do të përcaktohet lideri i futbollit italian për 2018-ën.

Marketing

Gratë janë lejuar për të blerë bileta vetëm për “vendin e familjes”, ndërsa burrat mund të ulen vetëm në stadium – njoftoi Federata Italiane. Por ky rregull, për një pjesë të shoqërisë italiane është përkthyer si diskriminin gjinor, siç në fakt përkthehen shumë rregulla etike të botës islame.

Ndër reaguesit më të ashpër ishte ai, i gjithmonshmi në të tilla raste, Matteo Salvini.

“Eshtë e trishtuar dhe e tmerrshme se si në një ndeshje italiane, e luajtur në një vend islamik, gratë nuk mund të shkojnë në stadium pashoqëruar nga burrat”, tha njeriu që mban nr.2 të qeverisë së Romës, duke qenë njëherësh dhe ministri i Brendshëm i Italisë. Matteo Salvini, tifoz i madh i Milanos, i cili rrallë mungon ndeshjet e këtij ekip, mu për këtë shkak deklaroi: “Unë nuk do të shkoj në stadium!”

Por presidenti i Serie A, Gaetano Miçichè ka mbajtur krejt tjetër qëndrim. Ai tha se prania e grave në stadium do të jetë një “ngjarje historike”.

“Kjo do të mbetet e shkruar në historinë e Superkupës tone. Ky do të jetë takimi i parë ndërkombëtar ku gratë e Arabisë Saudite do të mund ta shikojnë në stadium”, ka njeriu që drejton një ndër kampionatet më të bukura të Europës.

Vendimi për lejimin e grave në stadium u morr në kuadër të reformane të ndërmarra nga Princi Bin Salman, ngjashëm si lejimi për drejtimin e automjtetit. /tesheshi.com