Frank Walter Steinmeier, është rizgjedhur për mandatin e dytë në postin e presidentit të Gjermanisë.
Votimi për president u mbajt në Asamblenë Federale në Berlin.
Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU.
Së bashku, ato kishin një shumicë të madhe.
Ai u zgjodh në këtë post me 1 mijë e 45 vota. Nga 1 mijë e 437 vota, 1 mijë e 425 qenë të vlefshme, 12 të pavlefshme, 86 abstenime.
Frank Walter Steinmeier e pranoi zgjedhjen dhe falënderoi.
Ai shprehu respektin për bashkëkandiduesit për postin e Presidentit Federal. Steinmeier tha se do të jetë President mbipartiak, por jo neutral, kur është fjala për demokracinë. Ai që angazhohet për demokracinë, më ka në anën e tij, ai që është kundër saj, më ka kundër, tha ai.
Kreu i shtetit gjerman tha se mund të diskutohet shumë për shkaqet e ftohjes midis Rusisë dhe Perëndimit.
Por, shtoi ai, “ne jemi në mes të një rreziku të një lufte dhe për këtë Rusia mban përgjegjësi”.
Presidenti gjerman tha se marshimi i trupave ruse është një kërcënim për Ukrainën.
Asnjë vend i botës nuk ka të drejtë të shkatërrojë të drejtën e një vendi për të jetuar në paqe, shkruan Deutschewelle.