Pas Sassuolo, edhe Bologna ka njoftuar për rikthimin në stërvitje.
Skuadra e Bologna ka njoftuar se lojtarët e saj do të kthehen në stërvitje gjatë javës së ardhshme.
Sassuolo ishte skuadra e parë që pak më parë njoftoi se të hënën rifillon stërvitjet, kurse këtë model ka ndjekur edhe Bologna.
Do të jetë dita e martë ajo që do të gjejë lojtarët e Bologna në qendrën stërvitore të skuadrës.
Sigurisht, njësoj si te Sassuolo, do të ketë vetëm seanca stërvitore individuale.
Kjo mundësi e Bologna vjen pas vendimit të Emilia-Romagna për të hapur qendrat për atletët.