Ballina Lajme Maqedoni Stevanoviq beson se spitalet modulare janë të sigurta

Stevanoviq beson se spitalet modulare janë të sigurta

Tek ne nuk vdesin më shumë pacientë nga Covidi se sa nëpër botë. Kështu vlerëson drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stvanoviq, duke folur për numrin e lartë të vdekshmërive nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Stevanoviq, e pyetur për rastin tragjik që ndodhi në Tetovë dhe nga kjo fatkeqësi a mund të ju besohet spitaleve të modeluara në mbarë vendin, ajo këmbngul se ato janë të sigurta.

Marketing

“Shikoni, unë besoj se janë të sigurta. Të gjitha kanë pranimin e tyre teknik dhe dokumentet e ndërtimit pa asnjë kundërshtim. Ja të flas për spitalin e modeluar i cili ka kapacitet për 70 shtretër dhe i bashkëngjitet Klinikës për Sëmundje Infektive. Të ju rikujtoj, mijëra pacientë janë shpëtuar që kanë qenë me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid, poashtu edhe ato me pasqyrë të mesme dhe ne nuk mund të themi se spitali i modeluar nuk është mënyrë për një kujdes cilësorë dhe trajtim të pacientëve”, deklaroi Milena Stevanoviq, drejtoresha e Klinikës Infektive.

Më tej, drejtoresha e Klinikës Infektive mohon se tek ne vdesin shumica e të hospitalizuarve nga koronavirusi. Ajo thotë se nuk bëjmë dallim të madh edhe me shtetet më të zhvilluara si Anglia dhe Franca.

“Kjo është matematikë që duhet të përpunohet seriozisht. Përkundrazi, ajo që është analiza fillestare nuk mendoj se vdesinmë shumë se në botë. Kemi bërë krahasime edhe me Anglinë dhe Francën dhe nuk kemi ndonjë dallim drastik. Do ta përsëris, duke pasur parasysh të gjitha karakteristikat që merren në përllogaritjen e mortalitetit nga sëmundja, çdoherë nuk shprehet vetëm në përqindje dhe në kokë banori të një shteti”, deklaroi Milena Stevanoviq, drejtoresha e Klinikës Infektive.

Sa i përket vdekshmërive të të rinjve nga Covid-19 dhe që nuk kanë sëmundje tjera shoqëruese, Stevanoviq këtë dukuri e lidh me disa kompenenta. Sipas saj, ka të bëjë me komponentin e trashëguar gjenetikisht të familjes, më tej tek siç tha ta bëhej përkeqësim rapid i gjendjes shëndetësore, para së gjithash i mushkërive të bardha dhe tjetri shkak sipas saj është se shumica e tyre kanë ardhur shumë vonë në spital.

Marketing
Exit mobile version