Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq theksoi se vaksinimi gjithmonë është shpëtimi kryesor nga çdo infeksion duke theksuar se personat duhet të vaksinohen pavarësisht nëse kanë qenë të infektuar me koronavirus.
“vaksinimi duhet të ndodhë pavarësisht nëse dikush ka qenë i infektuar”, tha Stevanoviq.
Ajo shtoi se pacientët që janë infektuar me koronavirus kanë minimum imunitet për gjashtë muaj.
“Të gjitha rrjetet sociale nuk janë burim i informacioneve mjekësore profesionale. Ju bëj thirrje t’i ndiqni udhëzimet që jepen nga pikat vaksina si dhe nga Ministria e Shëndetësisë.“, tha Stevanoviq.
Ajo po ashtu rikujtoi se asnjë vaksinë nuk mund të jetë 100 për qind efektive nga infeksioni, por mund ta mbrojë njeriun më shumë nga sëmundja.