Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot kumtoi se pas 99 muajve e ndërpret bashkëpunimin e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe se ai koalicion më nuk mund të mbijetojë në këtë komunë të Shkupit.
“Unë si kryetar komune me vitet e mia dhe me përvojën time dhe me karakterin tim nuk mund të lejoj më dikush të luajë me mua dhe me Këshillin e Komunës së Karposhit, por edhe me interesat e qytetarëve të Komunës së Karposhit në të cilat hyjnë edh qytetarë të thjeshtë, biznesmenë, të pasur dhe të varfër dhe nga bashkësi të ndryshme etnike. Prandaj unë dhe Karposhi duhet I kundërshtojmë obstruksionet, duhet t’i kundërshtojmë komandat nga një qendër”, kumtoi Jakimovski në konferencën e sotme për shtyp.
Ai potencoi se Komuna e Karposhit dhe populli “kanë zgjedhur kryetar të tyre të komunës i cili duhet t’i mbrojë interesat e tyre”.
“Duhet t’i kundërshtojmë tentimet për reket dhe tentimet për kërcënime ndaj afaristëve nga komuna jonë. Unë jam kryetar komune i të gjithë qytetarëve të Komunës së Karposhit dhe për këto arsye kam për obligim t’i mbroj interesat e të gjithë qytetarëve në Komunën e Karposhit”, theksoi Jakimovski.
Ai theksoi se konsideron se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski “duhet të kërkojë një më të ri për të mbijetuar”.
Jakimovski shprehu falënderim ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët e kanë mbështetur në fushatat zgjedhore dhe theksoi se gjithçka që është dakorduar dhe gjithçka që ka obligim ndaj tyre në Komunën e Karposhit do të respektohet.
Ai theksoi se edhe më tej do t’i respektojë obligimet ndaj anëtarëve të VMR0-DPMNE-së dhe potencoi se të gjithë qytetarët dhe këshilltarët çdoherë mund t’i drejtohen për zgjedhjen e problemeve.