Stoillkovski: Zaev dhe LSDM para zgjedhjeve përpiqen të blejnë vota, punësojnë partiak

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski tha se “Zoran Zaev e humb mbështetjen e politikave të tij anti-shtetërore dhe kriminale. Për këtë shkak, Zaev dhe LSDM, para zgjedhjeve po përpiqen të blejnë vota, por jo me para të Vices, por me para të qytetarëve. Punësojnë partiak dhe e mbushin administratën me kuadër joprofesional”.

Marketing

Ai tha se punësimi i vajzave dhe djemve të Frçkovskit, Byçovskit, Bejtës, Grçevit dhe dhjetëra të tjerë njerëz të Zaevit është vetëm fillimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë periudhës së festave shtetërore, qeveria rehaton 300 ushtarë partiak në administratë”, thotë Stoillkovski duke shtuar se kjo është korrupsion klasik dhe përpjekje për blerjen e votave para zgjedhjeve.

Stollikovski thotë se janë mbi 300 shpallje për punësim në ministri, agjenci qeveritare dhe në drejtori, kurse LSDM e zbaton projektin partiak për partizimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe administratës.