Pas serisë së akuzave për punësim të anëtarëve të ngushtë të familjes së saj, deputetja e Dellçevës, Mira Stojçevska sonte në një koment në Fejsbuk pohoi se ajo në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar, as intervenuar për punësim të ndonjë anëtari të familjes së saj.
“Ditëve të fundit me vëmendje i kam ndjekur reagimet në opinion lidhur me akuzat për nepotizëm, diçka që është kundër përcaktimit dhe angazhimit tim për ndërtimin e shoqërisë që do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë. Pohoj me përgjegjësi se, prej se që jam deputete, si dhe më parë, as nuk ka ndikuar, as nuk kam për qëllim të intervenoj për punësim të ndonjë anëtari të familjes sime”, thotë mes tjerash Stojçevska.
Sipas saj, nepotizmi është tërësisht kundër parimeve dhe kritereve të saj etnike.