Stojkovski, partizim dhe nepotizëm në administratë

Zëvendësministrjeja plotësuese në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkovski ka hedhur dzshime për hapjen e konkurseve për punësime në prag të zgejdhjeve, por edhe për partizim të administrates dhe nepotizëm.

Marketing

Ajo paralajmëroi kontrollimin e të gjitha punësimeve para zgjedhjeve.

“Ajo që shqetson me të vërtetë është partizimi i theksuar, dhjetra shpallje për qindra punësime të reja në prag të zgjedhjeve. Partizimi është një problem ndërsa ajo që paraqet problemin e vërtetë është pikërisht nepotizmi. Infektimi i nga nepotizmi bën shtrembërimin e kualitetit të kuadrove dhe u jep mundësi familjarëve dhe miqve para kuadrove tjera kualitative. Si ministër plotësues njoftoj se do të kryehet mbykqyrje e të gjitha pëlqimeve të shpalljeve për punësim që janë aktuale kohëve të fundit. Kemi informacione për procedura të kundërligjshme gjatë punësimit dhe qëllimi im është të mos rrezikohet perspektiva evropjane e Maqedonisë nëpërmjet shkeljes së periudhës parazgjedhore me blerjen e votuesve nëpërmjet partizimit masiv të adminsitratës. Insistimi im për punë në kuadër të ligjit nuk është obstruksion i politikës së punësimit, përkundrazi sznon të ndërpritet nepotizmi, jo kualiteti dhe partizimi”, u shpreh zëvendësministrjeja plotësuese në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkovski.