Stolteberg: Një vit mund të zgjas derisa Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se gjatë kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s mund ta nënshkruajnë Protokolllin për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Marketing

Ai në një deklaratë për “Politiko Evropa” ka nënvizuar se protokolli paraqasës do të nënshkruhet sa më shpejt, por për ratifikimin e tij do të duhet më shumë kohë dhe do të varet nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare.

“Sapo të nënshkruajmë Protokollin, Maqedonia do të ulet në tryezën tonë, por anëtare e plotë do të jetë vetëm pasi që të ratifikohet marrëveshja nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare”, theksoi Stoltenberg. Duke folur për tërë procedurën e finalizimit të anëtarësimit, Stoltenberg përmendi anëtarësimin e Malit të Zi, që sipas tij është dashur një vit. Kjo lë për të nënkuptuar se procesi i anëtarësimit do të përmbyllet gjatë vitit 2020.