“Stoltenberg” emërohet rruga mes stadiumit dhe Parkut të qytetit në Shkup

Rruga e këmbësorëve në parkun e Qytetit mes tribunës jugore të studionit dhe liqenit në park, do ta bartë emrin Stoltenberg, në shenjë falënderimi për, tani më të ndjerin, Torvald Stoltenbergi cili ndërroi jetë me 14 korrin të këtij viti në moshën 87-vjeçare. I njëjti është shpallur edhe qytetarë nderi për shkak të kontributit të madh që ka dhënë në rinovimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal të vitit 1963.

Marketing

Djali i tij, Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg, u shpreh mirënjohës për këtë nder që Qyteti i Shkupit i bëri familjes së tij. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha që kjo është më e pakta që mund të bëhet, në shenjë falënderimi për Soltenbergun. Shilegov tha se familja Stoltenberg ka qenë gjithmonë pranë Maqedonisë në ditë të vështira, duke kërkuar dhe shpresuar në ndihmën e Jens Stoltenberg edhe tani kur jemi në prag të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Marketing