Stoltenberg: Maqedonia mund të merr ftesë për në NATO në samitin e korrikut

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg shpreson se Maqedonisë do të mund ti jepet ftesë për antarësim në Aleancë në samitin që do të mbahet në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, pasi që Shkupi dhe Athina arritën marrëveshje për kontestin rreth emrit.

Marketing

“Shpresoj se do të ketë përparime me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë sepse ata arritën marrëveshje me Greqinë për problemin rreth emrit. Nëse kjo marrëveshje do të finalizohet dhe të zbatohet komplet, emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe atëher mund të ecim drejt antarësimit të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO. Sinqerisht shpresoj se këtë do të mund ta bëjmë”, deklaroi Stoltenberg në një intervistë për televizionin francez “Frans 24”.

Marketing