Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Tuiter publikoi se ka biseduar në telefon me kryeministrin Zoran Zave me qëllim që ta riafirmojë përkushtueshmërinë e Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
“Një bisedë e mirë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev për riafirmimin e përkushtueshmërisë së NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Procesi i ratifikimit po vijon dhe me padurim presim që Maqedonia e Veriut së shpejti t’i bashkangjitet Aleancës sonë”, shkroi Stoltenberg.
Pres-shërbimi qeveritar kumtoi se kryeministri Zaev dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në bisedën telefonike kanë shkëmbyer opinione për vendimin e Bashkimit Evropian që ta anulojë startin për bisedime të vendit tonë për anëtarësim në Union.
Kryeministri Zaev, siç është theksuar në kumtesë, ia ka transmetuar sekretarit të përgjithshëm Stoltrenberg disponimin e qytetarëve të vendit nga gabimit historik i BE-së që mos t’i lejojë negociatat e pritura për aderim në anëtarësimin e plotfuqishëm si zhgënjyese dhe frustruese, kundrejt faktit se Republika e Maqedonisë së Veriut i plotësoi të gjitha kushtet.
“Kjo nuk duhet dhe nuk do të ndikojë edhe në realizimin e qëllimit të dytë nga qëllimet më të mëdha strategjike të vendit – anëtarësimi në BE dhe nga zbatimi i reformave deri në fund që t’i implementojmë vlerat evropiane në të gjitha institucionet tona, në të gjitha poret e jetesës sonë”, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bisedën me Stoltenberg.
Në bisedën telefonike me Stoltenberg, kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e NATO-s në integrimet tona euroatlantike dhe theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në procesin për anëtarësim të plotfuqishëm në aleancë, si përzgjedhja e saj strategjike dhe sovrane të jetë vendi i ardhshëm anëtar i 30-të.
Kryeministri Zaev e informoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për rezultatet nga takimi i djeshëm i liderëve tek presidenti Pendarovski dhe për pajtueshmërinë e përbashkët të kontraktuar për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit të ardhshëm.