Stoltenberg: Mirëserdhe Maqedoni e Veriut, u bëre simbol i solidaritetit tonë

Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg i ka dëshiruar mirëseardhje shtetit tonë.

Marketing

Gjatë fjalimit të tij, Stoltenberg tha se tashmë Maqedonia e Veriut është bërë edhe simbol i solidaritetit që e karakterizon NATO-n.

“Sot jemi mbledhur këtu që t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në NATO, kjo po bëhet me ngritjen e flamurit. Shteti u bë simbol i solidaritetit tonë dhe ky është moment historik për NATO-n dhe Maqedoninë e Veriut, pasi vjen pas një përkushtimi të gjatë ndaj reformave”, tha Stoltenberg.

Ai ka përmendur arritjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për dhënien e datës për çeljen e negociatave.