Stoltenberg: Pres të vazhdoni me reformat

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që shteti gjatë periudhës së ardhshme të vazhdojë me reformat dhe shpreson se, pas Greqisë, edhe aleatët tjerë së më shpejtë që mundet, do ta ratifikojnë protokollin aderues.

Marketing

“Pres të vazhdoni me reformat, me modernizimin. Do t’ju ndihmojmë, do të bashkëpunojmë, por sërish, qëllimi është të ndihmohemi. Ne do t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut të modernizohet, do ta mbrojmë, por edhe ju do të në ndihmoni neve, me pjesëmarrje në misionin kundër terrorizmit në Afganistan dhe pjesëmarrjen në misionin tonë KFOR në Kosovë, do të na ndihmoni për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Tërë ideja është që të arrijmë më tepër së bashku dhe çdo vend individualisht do të arrijë edhe vet. Kjo është ideja e NATO-s dhe dobia do të jetë pjesë e NATO-s”, thotë Stoltenberg në intervistë për 1TV.

Pamë, thekson Stoltenberg, vullnet dhe përkushtim të fuqishëm në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, për zbatimin e reformave.

“Për këtë shkak të gjithë aleatët u pajtuan që t’ju ftojmë të bëheni anëtare dhe për këtë shkak e nënshkruam protokollin aderues. Për këtë shkak jam i bindur se të gjithë aleatët do ta ratifikojnë në parlamentet e tyre. Por, në të njëjtën kohë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bisedojmë për reformat e mëtejshme, si në institucionet gjyqësore, po ashtu edhe në ato të sigurisë”, thotë Stoltenberg.