Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Me anë të një postimi në Twitter Stoltenber tha se diskutoi me Ramën në lidhje me mbështetjen e NATO-s ndaj Ukrainës si edhe anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.
“Telefonatë e këndshme me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në lidhje me mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas ndaj pushtimit Rus, Diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia mund të forcojnë aleancën si dhe rëndësinë e politikës me dyer të hapura.”- shkruan Stoltenberg.
https://mobile.twitter.com/jensstoltenberg/status/1527658259255070720?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1527658259255070720%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fstoltenberg-telefonate-me-ramen-cfare-u-diskutua%2F