Stoltenberg: Ukraina po përballet me brutalitetin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Në prag të samitit të Madridit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje të martën liderëve të aleancës, që të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi ajo përballet me sulmet nga Rusia.

Marketing

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi të gatshëm të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sepse Ukraina tani përballet me një brutalitet që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stoltenberg përpara samitit në Spanjë.

Aleatët e NATO-s kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Kiev, përfshi armë gjithnjë e më të avancuara dhe me rreze më të gjatë veprimi, ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të frenuar forcat e Kremlinit.

Aleanca do të bjerë dakord për një paketë shtesë të përbashkët në samitin e Madridit ku do përfshihen pajisje të sigurta komunikimi, sisteme anti-drone dhe trajnime për të ndihmuar Ukrainën të kalojë në armë më moderne perëndimore në një periudhë afatgjatë.

Në prag të samitit të Madridit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje të martën liderëve të aleancës, që të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi ajo përballet me sulmet nga Rusia.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi të gatshëm të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sepse Ukraina tani përballet me një brutalitet që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stoltenberg përpara samitit në Spanjë.

Aleatët e NATO-s kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Kiev, përfshi armë gjithnjë e më të avancuara dhe me rreze më të gjatë veprimi, ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të frenuar forcat e Kremlinit.

Aleanca do të bjerë dakord për një paketë shtesë të përbashkët në samitin e Madridit ku do përfshihen pajisje të sigurta komunikimi, sisteme anti-drone dhe trajnime për të ndihmuar Ukrainën të kalojë në armë më moderne perëndimore në një periudhë afatgjatë. /