Stolternberg: Ratifikoni marrëveshjen e Prespës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë të ratifikojnë marrëveshjen e Prespës në përputhje me afatet ligjore.

Marketing

Në një intervistë për Kathimerinin, Stolgenberg tha se NATO nuk mund ta detyrojë asnjë vend të bëjë atë që nuk do, por ai ka besim se marrëveshja do të zbatohet.

Është thelbësore për besueshmërinë kombëtare kur nënshkruhet një marrëveshje dhe garatonohet se të dy palët do t’i përmbahen asaj. Çdo gjë tjetër do të minonte në mënyrë serioze besueshmërinë kombëtare të një vendi- tha Stoltenberg I cili ëhtsë I bindur se marrëveshja do të ratifikohet nga Maqedonia dhe Greqia në përputhje me afatet e parashikuara në dokument.

Ai potencon njëkohësisht se nëse marrëveshja nuk ratifikohet dhe Maqedonia nuk vijon me ndryshimet në kushtetutën e saj, ajo nuk do t’i bashkohet NATO-s, por shprehu sigurinë se Shkupi nuk do të tërhiqen nga angazhimet pasi të gjitha vendet që i janë bashkangjitur NATO-s dhe BE-së , I kanë respektuar detyrimet dhe kanë përmbushur angazhimet e marra.

Stoltenberg potencon se përfundimi i kësaj cështjeje sipas marrëveshjes, ëhstë në interesin e Shkupit , Athinës por edhe të gjithë Europës .