Fillimi i 16 ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ka ndezur ngjyrën portokalli edhe në vilën presidenciale. Presidenti Stevo Pendarovski iu bashkua fushatës globale të Kombeve të Bashkuara. Pendarosvki përkujton se sa e rëndësishme është për seicilin prej nesh që të ketë zero tolerancë për të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, duke filluar në familje, por edhe në shkolla, institucione, në vendin e punës, hapësirat publike, në internet dhe në media.
“Pandemia na përkujtoi se shtëpia nuk është vendi më i sigurt për shumë gra e fëmijë, viktima të dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore. Numrat tregojnë rritje alarmante të rasteve të tilla në botë dhe në vendin tonë. Rritja e këtyre shifrave, është sinjali i fundit se na nevojitet një përgjigje më e shpejtë nga institucionet, një strategji gjithpërfshirëse dhe mbështetje për viktimat e dhunës. Ratifikimi i Konventës së Stambollit, dhe plani aksional për impementimin e saj, është një hap i rëndësishëm që siguron mekanizmat institucionalë për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje e dhunës gjinore. Megjithatë për rezultate më të mira, duhen mjete buxhetore, përkushtueshmëri dhe bashkëpunim I institucioneve në nivel qëndror dhe local. Ne si qenie njerëzore kemi për detyrë të raportojmë dhunën dhe të ndihmojmë viktimat. Kërkoni ndihmë dhe lajmëroni dhunën në polici, Qendrat për Punë Sociale, linjat SOS shoqatat joqeveritare por edhe tek të afërmit. Duhet zero tolerancë prej seicilit ndaj dhunës. Ne duhet ta luftojmë dhunën së bashku çdo ditë!”, tha Stevo Pendarovski, president.