Stormy Daniels e padit Donald Trump-in për shpifje

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka ngritur sot në gjykatën Federale në New York padi për shpifje ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Marketing

Daniels padinë e ka ngritur për shkak se Trump në Twitter e hodhi poshtë skicën të cilën Daniels pretendon se portretizon një njeri që e kërcënoi atë në vitin 2011 për të heshtur pasi që më herët kishte një marrëdhënie seksuale me Trump.

Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, tha se ajo kishte marrëdhënie seksuale me Trump vetëm një herë, në një dhomë hoteli gjatë një turneu të famshëm të golfit në liqenin Tahoe, California, në korrik të vitit 2006. Trump u martua me Melania Trump në vitin 2005.

Daniels thotë se ajo dhe presidenti aktual i Amerikës qëndruan në kontakt për vite me radhë, dhe folën për herë të fundit në vitin 2010.

Marketing