U përfol për një transferim të mundshëm te Borussia Dortmund. Por për Thomas Strakoshën ka një tjetër opsion.
Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, portieri i Kombëtares shqiptare dhe Lazios ka përfunduar në shënjestrën e West Ham.
Gardiani kuqezi mund të transferohet në Premier League pasi po përjeton një sezon të dobët te Lazio ku Pepe Reina ka arritur t’i rrëmbejë vendin e titullarit.
Skuadra londineze po monitoron nga afër situatën e gardianit shqiptar, që nuk duket aspak dakort me vendimin e trajnerit Inzaghi për të ndryshuar hierarkinë e portës pas 2 sezoneve titullar i padiskutueshëm.
Kontrata aktuale e Strakoshës skadon në vitin 2022 por në janar ai mund të firmosë me një skuadër të re, ndërsa bisedimet për rinovimin janë ngrirë që prej muajit nëntor pasi edhe Lazio dëshiron të gjejë një alternativë te rë për portën.
Te West Ham që po zhvillon një sezon me ritëm Championsim Strakosha do të zëvendësonte polakun Lukasz Fabianski.