Strasburg, miratohet dokumenti me të cilën rekomandohet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Në kuadër të Komitetit të përbashkët kuvendar në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, e cila sot u mbajt në Strasburg, u miratua dokumenti me të cilën rekomandohet fillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimit Evropian.

Marketing

Në miratimin e dokumentit, siç thonë nga MPJ, është konstatuar përparimi në fushat kyçe të qeverisje të së drejtës, sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës, reformat në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që paraqet bazë të mirë për raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe do të sigurohet klimë pozitive para samitit Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Jemi krenar për arritjet dhe perspektivat të cilat i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e strategjive të përcaktuara”. -ka thënë zv/ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski, para anëtarëve të Komitetit të përbashkët.

Komitetin e përbashkët kuvendar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle. Në delegacionin kuvendar ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska.