Stresi kundërshton Vullnetin: Komuniteti LGBT prish moralin shoqëror e familjar

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi ka shprehur haptazi kundërshtimin e tij karshi deklaratës së Vullnetit, sa i përket orientimit të tij seksual.

Marketing

Në emisionin “Big Talk”, Stresi tha se komuniteti LGBT ka për qëllim përhapjen sa më të madhe të tyre, dhe shton se ky komunitet, sipas tij, prish moralin shoqëror dhe familjar.

“Unë nuk hyj te orientimi i askujt, unë vetëm kritikoj. Pse dal unë kundër deklaratës së Vullnetit? Ky komunitet ndihmon në prishjen e moralit shoqëror dhe familjar. Ky është mendimi im. Jam kundër kësaj sepse një deklaratë e tillë, misioni i tyre është që të përhapin më shumë këtë”, tha ai.

Marketing