Stresi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Stresi, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar disa sekuenca të këngës së re, shkruan lajmi.net.
Reperi ka njoftuar fansat se projekti i tij i ri do të publikohet më datë 31 të këtij muaji, ndërsa titulli i saj është “Nuk a vec gang”.
Këtë këngë, Stresi do ta sjellë në bashkëpunim me MRK, ndërsa fansave u mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ai.
Për ndryshe, reperi së fundi është komentuar shumë për ndarjen nga partnerja Keisi, ani pse ende nuk është deklaruar publikisht rreth kësaj çështjeje.
https://www.instagram.com/stresi/?utm_source=ig_embed