Struga e feston titullin me humbje, Shkëndija në Evropë

Elita e futbollit vendor ul siparin me ndeshjet e xhiros së 33-të të cilët u zhvilluan pasditen e sotme me fillim nga ora 17:00. Shkupi ka mundur 2:1 kampionët e Strugës me rezultatin 2:1. Golat e fitores për Shkupin u shënuan nga Ramani dhe Avornjo, teksa për Strugën golin e 200-të në Ligën e Parë e realizoi Bunjamin Shabani. Përkundër faktit që Shkupi arkëtoi 3 pikë, nuk do të mund të luajë në garat evropiane pasi mban pozitën e 3-të në renditje me 62 pikë, me 2 më pak se Shkëndija e cila sot mposhti Rabotniçkin me shifrat 2:0.

Marketing

Në ndeshjet tjera Voska Sporti barazoi 1:1 me Gostivarin, Vardari barazoi 2:2 me Tikveshin, ndërsa Brera Strumica mundi 5:3 Makedonija Gjorçe Petrovin.

Marketing