Struga është eliminuar nga garat e Ligës së Kampionëve

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, nuk ia doli as në ndeshjen e kthimit në përballje me skuadrën sllovake, Sllovan Bratisllava.

Marketing

Struganët pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Sllovani, në takimin e kthimit që u zhvillua në Ohër.

Sllovani është kualifikuar në rrethin e dytë të kualifikueseve të Champion League.
Për Sllovanin shënuan Weiss (9′) e Ristevski (34′ – autogol) dhe për vendasit realizoi Compaore (85′).
Skuadra sllovake ka fituar edhe sfidën e parë me 4:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:3 ka avancuar më tutje.

Struganët do t’i vazhdojnë garat në Conference League.

Marketing