Me katër ndeshjet e zhvilluara pasditën e sotme është mbyllur edhe xhiroja e 25-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum kanë fituar derbin buzë liqenit përballë Voskës me rezultatin 3:1. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi falë dy golave të Besart Ibraimit dhe Ukpas, ndërsa për Voskën shënoi Marushiq.
Ndërkohë në Tetovë, Shkëndija ka mposhtur Bregallnicën me rezultat 4:1. Kërstevski, Ademi, Shala dhe Aganspahiq ishin autor të golave për fitoren e kuqezinjëve, përderisa për Bregallnicën golin e nderit e shënoi, Remzifaik Selmani.
Në ndeshjet tjera, skuadra e Gostivarit është mundur në shtëpi nga Makedonija Gjorçe Petrovi me shifrat 1:3, ndërsa Brera mori fitore përballë Rabotniçkit në Strumicë me rezultat 2:1.