Struga Trim Lum mund Tikveshin me 3-1( VIDEO)

Në stadiumin në Strugë, skuadra kampione e Maqedonisë, Struga Trim Lum, pas aventurës evropiane iu rikthye fitoreve në kampionatin vendor të futbollit, duke mundur skuadrën e Tikveshit me rezultat 3-1.

Marketing

Të gjithë 4 golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa Radeski dhe dy herë Ibrahimi sollën epërsi për vendasit brenda 30 minutave, ndërsa Xhemal Ibishi shënoi golin e vetëm për skuadrën mysafire nga Kavadari.

Tikveshi ishte me një futbollist më pak në fushë nga minuta e 37, pas kartonit të kuq për Varelloskin, ndërsa me kartonin e dytë të verdhë, Edis Maliqi i Struga Trim Lum, u largua nga terreni në minutën e 59-të.

Me këto tri pike të reja, kampioni aktual, Struga Trim Lum është në vendin e 9 me 6 pikë, por vetëm nga 3 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Tikveshi mban vendin e 7-të, pas 6 xhirove të zhvilluara.