Rruga magjistrale Strugë – Qafë Thanë u bllokua për të gjithë llojet e transportit nga struganët që protestuan për shkak të shkatërrimit të rrugës. Edhe pse me vite të tëra premtohet rindërtimi i kësaj rruge, në realitet nuk është bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të kësaj rruge magjistrale, theksoi Kryetari i bashkësisë lokale dhe banorët e revoltuar.
“Këtu jemi për të bllokuar rrugën për t’ua bërë të ditur Qeverisë se kjo rrugë duhet të ndërtohet një shtresë e re, pasi që dëmton automjetet të cilat kalojnë. Është rrugë ndërkombëtare dhe këtu të shtrohet gropat të mbushen me tampon, për një muaj dhe të zbrazen prap. Kjo rrugë është ndërkombëtare dhe shum here i kanë mbushur rrugët me bekatonka. Si mundet një rrugë ndërkombëtare të mbushen gropat me bekaton apo me tampon.”, tha Xhevdet Dauti, kryetar i bashkësisë lokale ladorishtë
“Rash në grope, e përpalasa makinën te varret e Ladorishtit, kush do të e paguaj atë. As sigurimi dhe askush nuk merret me këtë.”, tha një qytetar.
“Ne kemi dal në këtë protestë këtu që njëherë epërgjithmonë tu japim fund gropave, të bëhet një asphalt I mire të mos vij deri diku të ndodhin pasoja më të rënda humbje jete.”. u shpreh një qytetar.
Sipas banorëve rruga magjistrale Strugë-Qafë Thanë që e lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, është ndërtuar që në kohën e ish Federatës Jugosllave.