Gjendja epidemiologjike në Strugë vazhdon të mbetet komplekse, duke qenë se javët e fundit ka pasur flukse të rasteve pozitive me Covid 19 që preku disa fshatra dhe qytetin.
Në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë. Që nga paraqitja e parë e virusit në Strugë, numri i të infektuarve ka arrit në 401, ndërsa numri i personave që e humën betejën me virusin ka arrit në 44.
Momentalisht raste aktive në qytet dhe rrethinë ka 195 . Edhe pse sezoni veror këtë vit në Strugë nuk është si vitet e kaluara duke qenë se shumë mërgimtarë nuk kanë ardhur në vendlindje, me fillimin e sezonit, qytetit iu kthye normaliteti. Kafenetë, restorantet dhe plazhet janë të mbushura, sidomos gjatë fundjavës, ku Strugën e vizitojnë edhe mysafirët vendas nga qytete tjera të vendit.
Edhe pse një pjesë e qytetarëve respektojnë masat, një pjesë tjetër i injorojnë atë, duke mos mbajtur maska mbrojtëse dhe duke mos ruajtur distancën sociale.
Shpesh vërehen grumbullime nëpër banka dhe tek posta e qytetit. Autoritetet lokale bëjnë thirrje të vazhdueshme drejt qytetarëve që të reapektojnë masat, të ruajnë distancën me qëllim që mos kemi fluks të të infektuarve, e të kalojmë një sezon veror në normalitet.