Strugë, 7 punonjës shëndetësor infektohen nga fruthi

Shtatë punonjës shëndetësor në Strugë janë infektuar me fruth. Bëhet fjalë për një infermiere dhe një kujdestare të higjienës në repartin intern, një mjeke nga repartin e fëmijëve dhe një infermiere dhe mjek në ndihmën e shpejtë. Ata janë dërguar në repartin infektiv në Ohër.

Marketing

Veç kësaj, edhe katër persona nga reparti intern trajtohen si raste të dyshuara. Supozohet se janë infektuar nga pacientët që kanë qenë të infektuar dhe që kanë ardhur për trajtim në spital. Për shkak të kësaj në të gjitha repartet në spitalin e Strugës janë ndaluar vizitat e pacientëve.

Kemi problem të madh lidhur me të drejtat e pacientëve. Kemi presione të papara. Por vizitat janë ndaluar. Të sëmurët që janë konfirmuar nuk janë në vendet e tyre të punës”. – theksoi Mira Kostojçinoska, udhëheqëse e repartit intern në spitalin e Strugës.

Këto ditë ka filluar vaksinimi i personelit që nuk ka qenë i vaksinuar deri tani ose që kanë pranuar vetëm një dozë të vaksinës. Spitali po ndërmerr të gjitha masat për pengimin e përhapjes tek personeli tjetër mjekësor.

Nga Qendra e shëndetit publik në Strugë për Alsat M thonë se deri tani nga fruthi në Strugë janë të sëmurë 24 persona, nga foshnjat e deri në moshën 50 vjeçe. Thonë se kanë bërë vaksinim me mbikëqyrje të shtuar dhe se ende po mendojnë nëse në Strugë të shpallin epideminë e fruthit ose jo. – u shpreh Rexhep Dauti, drejtor i spitalit në Strugë.

Marketing