Strugë, asnjë i prekur deri tani nga virusi Korona

Në spitalin e Strugës deri më tani nuk ka të raportuar për të prekur nga virusi Korona.Megjithatë, janë marrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit. Spitali i Strugës i ka ndaluar krejtësisht vizitat e të sëmurëve.

Marketing

Edhe kafenetë, restorantet dhe shitoret e ndryshme pothuajse të gjitha nuk kanë punuar fare, kështu duke respektuar rekomandimet e qeverisë. K

a pasur edhe dezinfektim të disa zonave nëpër qytet. Megjithatë, janë vërejtur turma njerëzish në qytet, e sidomos nëpër farmaci dhe supermarkete, të cilat po furnizohen me materiale mbrojtëse ndaj virusit si dhe me produkte ushqimore.

Vërehet edhe vetizolimi i shumë qytetarëve. Ndërsa në disa fshatra të Strugës që nga e diela ka edhe orë policore, me qëllim të sigurohet se po respektohen rekomandimet e qeverisë.

Marketing