Strugë, asnjë rast i ri me të prekur nga virusi Korona

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Strugë për momentin është 28, përfshirë edhe 5 viktimat.

Marketing

Ndërkohë, vazhdon izolimi shtëpiak i personave që kanë pasur kontakte me të prekurit dhe atyre që kanë ardhur prej jashtë vendit, ndërsa edhe testimet e qytetarëve kanë vazhduar.

Edhe pse numri i të infektuarve është rritur çdo ditë, një pjesë e qytetarëve të Strugës nuk i respektojnë maksimalisht rekomandimet e qeverisë dhe masat e marra.

Sot deri në orën 15:00 janë vërejtur turma njerëzish në qytet, kryesisht në markete, duke mos respektuar rregullat dhe distancën sociale.

Megjithatë, ora policore e cila ka filluar prej orës 16:00, po respektohet.

Nga qeverisja lokale dhe autoritetet shëndetësore bëjnë apel të vazhdueshëm deri tek të gjithë qytetarët që të respektohen rregullat maksimalisht për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve.