Strugë, kryetari Merko pjesëmarrës në Festivalin shumëvjeçar “Këngë Jeho”

“Тë premten që kaloi në Strugë , u hap mbrëmja e parë e festivalit të folklorit dhe melosit shqiptar, festivalit Këngë Jeho. Këngë Jeho, që nga themelimi i saj në 1991 e deri më sot shërben për të na rikujtuar për pasurinë kulturore që kemi, për veçoritë e veshjeve të rajoneve dhe trojeve të ndryshme shqiptare dhe për të na kënaqur me këngën dhe vallen popullore duke sjellur laramani traditash nga e tërë gjeografia shqiptare, vit pas viti.

Marketing

Në hapjen e festivalit shumëvjeçar dhe tashmë jo vetëm festival por traditë për Strugën, mori pjesë edhe kryetari Merko të cilit iu nda mirënjohje për mbështetjen e kahershme që ka dhënë dhe vazhdon ta jep ai si kryetar i Komunës së Strugës.

Të dielën, pas tre netësh kulturë dhe performanca nga rreth 15 ansamblesh dhe shoqata kulturore nga trevat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, u përmbyll me sukses edicioni i 28-të i festivalit Këngë Jeho.” – Zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës