Stacioni i Policisë së Strugës po ndërmerr masa për gjetjen e një personi i cili në orën 16.40, në afërsi të vendbanimit “Vreshtat e Liqenit”, në ujërat e Liqenit të Ohrit, me një skuter ka lënduar një 50 vjeçar nga një fshat i Strugës.
Sipas policisë, 50 vjeçari R.D nga Struga ka notuar rreth 500 metra larg bregut kur ai u godit nga një skuter. Drejtuesi i skuterit u largua menjëherë dhe nuk ofroi ndihmë të dëmtuarve.
Ai, me ndihmën e një personi tjetër, u transferua në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.