Struga ka rënduar bilancin e viktimave si pasojë e virusit Korona i cili i mori jetën një 65 vjecareje nga fshati Llabunisht e cila ka vuajtur edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese si diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës. Pozitivë ndaj visurit janë konfirmuar edhe dy qytetarë të tjerë duke e cuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në Strugë dhe rrethinë, përfshirë edhe dy viktimat. Vazhdojnë testimet e qytetarëve, sidomos të atyre që kanë pasur kontakte me të prekurit. Të ardhurit nga jashtë, vazdojnë të qëndrojnë në izolim shtëpiak, duke u kontrolluar rregullisht nga policia.
Me rritjen e numrave të të infektuarve, qytetarët kanë filluar të vetëdijësohen. Sot janë vërejtur pak njerëz të cilët kishin dalë për të kryer nevojat e tyre primare. Tregu i gjelbërt i cili u lajmëruar se do të mbyllet të martën, ka vazhduar me punë, ndërsa nga Komuna e Strugës kanë lajmëruar se në kërkesë të tregtarëve të tregut, me qëllim parandalimin e prishjes së ushqimeve apo skadimit të tyre, tregu do të punojë deri ditën e premte. Vazhdojnë apelet deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat për të qëndruar në shtëpi me qëllim shmangjen e përhapjes së virusit.