Strugë, përgatitje për garën e parë të poezisë

Qyteti i urave dhe poezisë do të shkruajë edhe një faqe të re në sport. Për herë të parë në Strugë organizohet “Gara e poezisë”, ku qindra pjesëmarrës sportistë do të vrapojnë në qytet.

Marketing

Deri më tani janë regjistruar mbi 600 pjesëmarrës nga gjithë Maqedonia e Veriut, por edhe nga shtetet fqinje. Është parashikuar një garë me gjatësi prej 5 km, me karakter konkurrues prej 10 km. Gjithashtu do të ketë edhe garë prej 1 km për fëmijët. Evenimenti do të realizohet të dielën, me të gjitha masat dhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19.

“Për shkak se mbahet jashtë, ne mendojmë se do të jetë diçka pozitive, për energji pozitive në qytetin tonë. Fillimi është në urën e çarshisë në Strugë, do të vrapojmë përreth lumit Drini i Zi, pastaj përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit deri tek Euro hoteli, kthehemi nëpër qytet dhe kështu përfundon përsëri tek ura e çarshisë.”,- u shpreh Mimi Stojanoska nga Shoqata “Urat sportive”.

Evenimenti do të mbështetje dhe ndihmë edhe nga Komuna e Strugës. Ata e shohin këtë eveniment si një shtyllë udhëzuese për pjesëmarrjen e të rinjve në sport.

“Shoqata që merret me garën e poezisë bën kërkesë tek ne për ta përmbajtur edhe financiarisht edhe me rrugët që duhet të rregullohen në këtë drejtim, ne sigurisht që kemi pranuar dhe do të jemi pjesë e kësaj gare.”,- tha kryetari i komunës së Strugës, Ramis Merko.

Qëllimi i “Garës së Poezisë” është promovimi i sporteve por edhe krijimi i përmbajtjes së re turistike për të tërhequr mysafirë dhe planifikohet që ky eveniment të kalojë në traditë.

Marketing