Strugë, pushuesit rrezikohen nga skafet në plazhe

Skafet dhe skuterët e ujit të cilët shëtisin pa kontroll në plazhet e Strugës rrezikojnë sigurinë e notuesve. Nuk respektohet ndalimi i drejtimit të skafeve, bëhen lojra me skafe në pjesën ku lahen njerëzit në bregun e liqenit ku nuk ka vëzhgues dhe shpëtimtarë. Skafet supozohet që të lëvizin 200 metra larg bregut të liqenit dhe notuesve, në orar të caktuar, megjithatë ata lëvizin mbi kokat e pushuesve gjatë gjithë ditës. Nga Kapitania e portve në Ohër thonë se marrin vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe turistët.

Marketing

“Denoncimet e shpeshta vijnë nga bregu i Strugës, nuk e di a mund të them kaq jo modeste se bëhet fjalë për specifikën e mentalitetit, por fakti është se në atë mjedis në atë pjesë të liqenit kemi më shumë shkelje të rregullave dhe rregulloreve.”, tha tha Goran Ustijanoski, kapiten në Kapiteninë e Ohrit.

Vetëm një inspektor kujdeset për sigurinë e lundrimit në të gjithë liqenin, pasi i dyti doli së fundmi në pension. Nga ana tjetër, anijet e reja që kërcënojnë sigurinë janë shumë më të shpejta se ato që ka Kapiteneria.

“Sa më shumë inspektorë të kemi, sa më shumë mjete teknike për të zbatuar mbikëqyrjen, aq më i madh do të jetë efekti. Disa njerëz kanë skuter ultra të fortë, ne kemi pas situata edhe ku na kanë ikur e nuk i kapim dot.”, Ustijanoski.

Ndalimi i drejtimit të skuterëve u vendos dhjetë vjet më parë, duke filluar nga 1 korriku deri më 31 gusht. Për mosrespektim të ligjit për lundrimin në brendësi, këtë verë janë paraqitur 25 sanksione, shumica në bregun e liqenit në Strugë.